Zidane: Ky portier më pëlqen, është shumë i mirë

Zinedine Zidane ka lavdëruar portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Sport

19/04/2018 07:34

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lavdëruar portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, pas barazimit të skuadrave në Santiago Bernabeu.

Arrizabalaga ishte objektiv i “Los Blancos”, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, Zidane shpjegoi se nuk ndjente nevojë për blerjen e një portieri në fillim të këtij viti.

“Nuk pendohem që nuk e kam transferuar”, deklaroi Zidane, pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Unë e mora një vendim dhe pikë. Kepa më pëlqen është një portier i mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/