Zidane: Ky është fajtori për humbjen nga Atletico

Zinedine Zidane e ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Atletico Madridi.

Sport

28/02/2016 10:10

Atetletico Madridi e mposhti Real Madridin në derbin e qytetit me rezultat 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu.

Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, e ka marrë mbi vete fajin për këtë disfatë, përcjell Lajmi.net nga ESPN.

“Unë jam përgjegjës. Futbollistët luajnë por unë e kam përgjegjësinë. Duhet të kërkoj zgjidhje që më të mos ndodhë. Nuk e kam pritur humbjen, e para në shtëpi, edhe pse e denim që do të jetë e vështirë”, u shpreh francezi.