Zidane i kundërpërgjigjet Piques

Zinedine Zidane i është kundërpërgjigjur mbrojtësit te Barcelonës, Gerard Pique.

Sport

28/02/2017 17:32

Pique ka akuzuar gjyqtarët për mos ndarje të drejtë të drejtësisë në fitoren 2:3 te Real Madridit në udhëtim te Villarreal.

Disa postime të Pique në rrjetet sociale, kanë hapur debat të madh në Spanjë, ku është vënë në dyshim edhe puna e gjyqtarëve.

Rreth deklarimeve të Piques, sot në konferencë për shtyp ka folur trajneri Zinedine  Zidane.

“Çdo kush është i lirë të shpreh mendimet e tij, unë nuk do të flas, por mund të them se ne e morëm atë që e merituam në fushë”, u përgjigj Zidane./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6