lajmi.net

Zidane i ka punët keq

Zinedine Zidane nuk i ka punët mirë në drejtim të skuadrës së Real Madrid Castilla. Ekipi nga Segunda Division B ka grumbulluar vetëm tri pikë në gjashtë ndeshje, por kryesia nuk mendon ta shkarkojë.

Sport

01/10/2014 09:40

Tri pikë në gjashtë ndeshje, pozita e fundit në renditjen e Segunda Division B, liga e tretë e Spanjës.

Real Madrid Castilla është në krizë të thellë dhe qarkullojnë spekulime rreth mundësisë së shkarkimit të trajnerit Zinedine Zidane.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Los Blancos nuk planifikojnë të shkarkojnë francezin, dhe i kanë dhënë votën e mbështetjes për përmirësimin e situatës.

Zidane, ikonë e Los Blancos, kaloi tek skuadra e dytë e Realit pas aventurës së suksesshme si asistent i Carlo Ancelottit në ekipin kampion të Evropës. 

Zidane i ka punët keq

Zinedine Zidane nuk e ka nisur mirë aventurën në postin e trajnerit të Real Madrid Castilla. Legjenda e futbollit ka pësuar tri humbje të njëpasnjëshme në fillim të edicionit të ri.

Sport

09/09/2014 12:09

Zinedine Zidane konsiderohet si legjendë e futbollit. Mirëpo, ai duket se ka edhe shumëqka për të mësuar sa i përket profesionit të ri, si trajner.

Ish ylli i Real Madridit aktualisht drejton skuadrën e dytë të Los Blancos, Castilla, në Segunda Division B, Grupi II.

Mirëpo, rezultatet e deritashme nuk janë aspak të kënaqshme. Pas tri humbjesh të njëpasnjëshme, ekipi gjendet në fund të tabelës pa asnjë pikë.

Ky është një bilanc jashtëzakonisht dëshpërues për faktin se Zidane ishte pritur të dëshmohet menjëherë në detyrë për faktin se ka pasur nga kush të mësojë.

Ai gjatë edicionit të shkuar ishte asistent i Carlo Ancelottit në Real Madrid dhe së bashku fituan Ligën e Kampionëve dhe trofeun e Copa del Rey.

Por, bilanci i Castillas në këtë fillim edicioni është më i dobëti në 20 vitet e fundit. 

LM