Zidane “godet” Barcelonën

Zinedine Zidane ka dhënë një mesazh të fuqishëm për rivalin dhe liderin e La Ligës, Barcelona.

Sport

26/02/2016 15:34

Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se skuadra e tij nuk është jashtë garës për titull në La Ligë, edhe pse gjendet në pozitën e tretë me nëntë pikë më pak se lideri, Barcelona.

“Çfarëdo që të ndodh nesër kundër Atletico Madridit, nuk do ta humbim La Ligën. Nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi”, deklaroi Zidane në konferencë për shtyp, përcjell “Lajmi.net”.

Real Madrid zhvillon derbin e qytetit kundër Atletico Madridit, të shtunën.