Zidane brengos tifozët e Realit me lajmin për Ronaldon

Zinedine Zidane ka folur për kontratën e re të Cristiano Ronaldos në Real Madrid.

Sport

30/09/2017 13:08

Zinedine Zidane ka refuzuar të konfirmojë se Cristiano Ronaldo do të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid.

Trajneri francez ka theksuar se dëshiron që portugezi të mbetet te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Por, ai ka theksuar se nuk është vendim i tij nëse Ronaldo do ta vazhdojë qëndrimin në klub.

“Ajo që më intereson mua është fusha, loja dhe golat. Për të tjerat nuk duhet të mendoj”, deklaroi Zidane në konferencë për media para ndeshjes me Espanyolin, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse do të mbetet, shumë mirë. Nuk do të ketë asnjë problem”, u shpreh ai. /Lajmi.net/