Ziadin Selën e rrezikon koalicioni i mundshëm BDI-LSDM

Rrethi i dytë i zgjedhjeve pritet të jetë dramatik në Komunën e Strugës.

Lajme

16/10/2017 13:58

Kryetari aktual i Komunës, Ziadin Sela në rrethin e parë mori 9.289 vota, ndërsa në rrethin e dytë do të përballet me Ramis Merkon e BDI-së, i cili fitoi 7.916 vota.

Tashmë janë duke u kalkuluar aleancat e mundshme, të cilat pritet edhe të nxjerrin kandidatin fitues. Nëse merret parasysh aleanca parazgjedhore ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së në disa komuna, pritet që Ramis Merko të marrë mbështjen e partisë së Zoran Zaevit.