Zgjidhja e fshehtë për Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i  Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar një zgjidhje të përbashkët për Demarkacionin me Malin e Zi, duke mos dhënë detaje rreth saj. Megjithatë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është për ta gjetur një zgjidhje, mirëpo nuk ka mbetur shumë hapësirë për ta rinegociuar këtë marrëveshje.

Lajme

30/01/2018 07:57

Një javë para se kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ta vizitojë Kosovën (6 shkurt), zëvendëskryeministri i  Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar një zgjidhje të përbashkët për Demarkacionin (për të dyja shtetet), duke mos dhënë detaje rreth saj.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është për ta gjetur një zgjidhje, mirëpo sipas tij nuk ka mbetur shumë hapësirë për ta rinegociuar këtë marrëveshje, shkruan “Zëri”.

Nga ana tjetër, partitë opozitare janë shprehur të vendosura se partnerët e koalicionit qeverisës janë duke e zvarritur këtë çështje meqë janë duke kërkuar arsyetim për ta mbështetur këtë version, të cilin e kanë kundërshtuar.

Mirëpo, përderisa AAK-ja e Nisma (që janë kundër këtij versioni) kanë mohuar se do ta votojnë variantin e tanishëm, përfaqësuesit e PDK-së janë shprehur optimistë se do t’i ndryshojnë rrethanat dhe bindjet sa i përket Demarkacionit dhe se do të arrihet një zgjidhje përfundimtare.