Zgjidhet një nga enigmat më të mëdha të shekullit 20

Shkencëtarët rusë kanë raportuar se testi i ADN-së, i kryer me kërkesë të Kishës Ortodokse Ruse, ka vërtetuar autenticitetin e mbetjeve mortore të Carit të fundit të Rusisë, Nikolaj II, dhe bashkëshortes së tij, Aleksandrës.

Fun

12/11/2015 10:32

 

Rezultatet e testit të ADN-së mundësojnë që familja Romavov, e cila ishte vrare nga bolshevikët në vitin 1918, të varroset në një vend, në Katedralen e Shën Petersburgut, shkruan lexo.

Në vitin 2000, Kisha Ortodokse Ruse e kishte kakonizuar familjen mbretërore, por nga komisioni i ve[antë i forenzistëve ka kërkuar të dhëna shtesë që të sigurohet se bëhet fjalë për mbetje mortore të Mbretit dhe Mbretëreshës, si edhe të dy prej pesë fëmijëve të tyre, Aleksejit e Marias, mbetjet e të cilëve janë gjetur me vonë.

Në muajin shtator forenzistët kanë zhvarrosur mbetjet e Carit Nikolaj dhe bashkëshortes së tij Aleksandrës, ua kanë marrë mostrat e ADN-së, analiza e të cilave ka çuar në përfundimin se bëhet fjalë për mbetjet autentike të çiftit mbretëror.

Carin Nikolaj II, bashkëshorten e tij, Aleksandrën, pesë fëmijët e tyre dhe shërbëtoret janë vrarë nga bolshevikët në vitin 1918, në Ekaterinburg, kurse trupat e tyre janë varrosur në malin e Uralit.

Në vitin 1991, mbetjet e çiftit mbretëror dhe të tri vajzave të tyre janë bartur në Shën Petersburg, por janë zhvarrosur përsëri në vitin 1993, me qëllim që të vërtetohet autenticiteti i tyre.

Mbetjet e dy fëmijëve, Aleksejit dhe Marias, janë gjetur në vitin 2007, prandaj është kërkuar analizë shtesë.

Në muajin tetor, Komisioni i forenzikës ka paralajmëruar se në kuadrin e të njëjtave hulumtime do të bëhet edhe zhvarrosja e mbetjeve mortore të Carit Aleksandri III, babait të Carit Nikolaj II./lajmi.net

testi