Zgjedhjet në UP – mundësi për të konvergjuar tek qëllimi i përbashkët

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu ka publikuar një opinion të vetin lidhur me zgjedhjet e ardhshme në këtë institucion publik të arsimit të lartë, duke i parë ato si një “shpresë për t’i ndryshuar gjërat me të cilat jemi të pakënaqur”.

Opinion

06/01/2016 15:47

Për secilin institucion, zgjedhjet janë një mundësi për të përcaktuar rrugën e zhvillimit për një periudhë kohore afatmesme. Si të tilla, ato janë shpresë për t’indryshuar gjërat me të cilat jemi të pakënaqur, por edhe për t’i korrigjuar ato me të cilat nuk jemi krejtësisht të kënaqur. Besoj se e ndaj mendimin e shumicës së komunitetit akademik dhe të studentëve se,në UP me shumëçka nuk mund jemi të kënaqur,prandaj zgjedhjet duhet të kuptohen si një mundësi për të konvergjuar tek qëllimi ynë i përbashkët – një universitet më i mirë që gëzon respekt në vend dhe në botë. Nga ky qëllim na ndajnë të pak tën aq vite sa humbëm duke mos dashur të kuptojmë seshpesh nuk e kemi thënë atë që, si intelektualë dhe akademikë, duhet ta kishim thënë; duke mos dashur të kuptojmëse shpesh nuk kemi vepruar ashtu si intelektualët dhe akademikët duhet të veprojnë.Duke mos e thënë atë që është dashur ta themi dhe duke mos vepruar ashtu si është dashur të veprojmë, ne i kemi bërë dëm Universitetit, por edhe e kemi deformuar parafytyrimin që ka ekzistuar në shoqërinë tonë për intelektualin dhe akademikun e vërtetë. Bile, kemi shkuar aq larg sa kemi lejuar që sojin e intelektualit dhe të akademikut ta përfaqësojnë jo vetëm inkompetentët dhe mediokrit, por edhe individë me reputacion shumë të keq në shoqëri.

Universiteti ende është duke i vuajtur pasojat e ndërhyrjeve shumëvjeçare, si nga këndi i interesave politike, ashtu edhe atyre grupore dhe klanore. Me vite të tëra kemi menduar vetëm për atëse kush do të zgjidhet senator, kush dek an, kush anëtar i Këshillit Drejtues e kush rektor, kush kë po e punëson dhe kush kujt po i bën favore, ndërkohë që kemi lënë anash interesat vitale të vendit për të nxjerrë kuadro të kualifikuara që do të jenë bartëse të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës. Sikur kemi harruar se burimet njerëzore janë bazament i zhvillimit të shoqërisë dhe se misioni i Universitetit është pikërisht të jetë në krye të një detyre të tillë. Kështu, tani ndodhë që njerëzit të diplomojnë dhe të mos mund të punësohen, edhe atëherë kur ka vende të lira pune, sepse ne nuk i kemi pajisur me shkathtësi të nevojshme për të ushtruar profesionin. Kjo situatë, në masë të madhe, është reflektim i problemeve brenda UP-së, prandaj nuk kemi si të jemi të kënaqur me gjendjen aktuale.

Asnjëherë nuk kam menduar dhe as sot nuk mendoj se vetëm marrja e vendimeve me shumicë votash është shprehje e demokracisë se plotë.Respektimi i ligjshm? ?risë është parakusht për çdo vendimmarrje cilësore dhe të qëndrueshme. Vetëm në ketë mënyre konsideroj se i bëhet ballë klientelizmit, grupeve dhe klaneve që krijohen e mbijetojnë duke i paraqitur interesat e ngushta si të përgjithshme dhe duke e mbështetur njëri-tjetrin në dëm të respektimit të kritereve.

Procesi zgjedhor në Universitetin e Prishtinës tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë javëve në vijim. Uroj të kemi një proces të ndershëm dhe transparent, i bindur se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për peshën e votës së secilit dhe vendimeve që do të merren mbi bazën e votës.

Udhëheqësit e njësive akademike dhe të universitetit tonë, sikurse edhe përfaqësuesit e studentëve, e kanë një përgjegjësi të shumëfishtë. Orientimi strategjik dhe vendimet konkrete që merren nga UP-ja kanë efekte të drejtpërdrejta në tërë shoqërinë tonë sepse bëhet fjalë për universitetin më të madh në vend, i cili ka rol fundamental në ndërtimin e një të ardhme prosperuese për Kosovën.

Duke ushtruar lirshëm të drejtën për votim, ne i përzgjedhim njerëzit që do ta përmbushin vizionin tonë të përbashkët për një universitet të integruar në hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe për edukimin cilësor të brezave të rinj.

(Autori është rektor i Universitetit të Prishtinës)