Zgjedhjet lokale ia shtuan një deputet AAK-së, PDK-ja vazhdon tkurrjen

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kanë qenë në favor të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme

21/11/2017 10:32

AAK përveç që ka fituar në 5 komuna në balotazh, duke bërë që tash të qeverisë në 7 komuna të Kosovës, do të ketë rritje të numrit edhe të deputetëve në Kuvend.

Fitorja e Agim Aliut të PDK-së në Ferizaj i cili ka qenë edhe deputetë do t’ia jap një deputetë AAK-së.

Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë së AAK-së dhe zëvendësministër i Arsimit sipas listës së KQZ-së do të jetë deputeti i cili do të zë vendin e Agim Aliut të PDK-së, shkruan lajmi.net.

PDK, AAK e Nisma në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit kishin garuar në një listë të përbashkët, të cilat më pas u ndanë në grupe të vetme parlamentare.

AAK tash do ti ketë 10 deputetë në Kuvend, ndërsa PDK do të ketë një më pak 23./Lajmi.net/