Zgjedhë Kubin e Rubikut me këmbë dhe bëhet hit në internet (Video)

Djaloshi i njohur vetëm si Luke, i ka këmbët aq të shkathëta, sa që ia del ta zgjedhë edhe Kubin e Rubikut.

Fun

03/10/2016 14:27

Ai shihet teksa rrotullon kubin shumëngjyrësh, derisa i bën të gjitha sipërfaqet e njëjta, transmeton Telegrafi.

Për video e postuar në YouTube, ai ka kërkuar të shihet 500 herë dhe më pas të bëjë një filmim tjetër.

 Por, xhirimi ku ai shihet duke e plotësuar enigmën, ka bërë që të shpërndahet shumë në rrjetet sociale.Sidoqoftë, Luke nuk ka dalë me ndonjë befasi tjetër dhe nuk dihet çfarë do të përgatisë.