Zëdhënësja poston foto nudo në faqen e ministrisë (Foto)

Qëllimi ishte interesant, por dështimi spektakolar. Dhe gjithçka ka ardhur prej një gabimi “të tolerueshëm” të zëdhënëses së ministrisë së Mbrojtjes ruse, Rossiyana Markovskaya.

Fun

12/08/2018 21:30

Bukuroshes “i ka shkarë dora” dhe padashje ka publikuar një foto nudo të sajën në profilin zyrtar të ministrisë në Instagram.

Fotoja u postua dhe u fshi shpejt në llogarinë e verifikuar Mil_Ru, ku pasqyrohet arsenali ushtarak i Vladimir Putin.

Rossiyana, e njohur për fotot provokuese në rrjetet sociale, duke qenë se zotëron edhe forma seksi, këtë herë ka bërë gabimin e jetës, pasi i ka kushtuar vendin e punës.

Pavarësisht kësaj duket se rusja “bombastike” nuk do e vras mendjen pasi në Instagram ka mbledhur shumë ndjekës dhe mund të ketë një karrierë të suksesshme në botën e televizionit apo modelingut.