Zbulohet skuadra e re e Asensios

Por siç raporton e përditshmja angleze "Daily Mirror", javët e fundit Asensio e ka marrë seriozisht kalimin tek skuadra angleze Chelsea.

Sport

08/02/2018 18:51

Marco Asensio ka qenë prej kohësh një ëndërr e vërtetë për për shumë klube, duke bërë edhe klubin londinez për vete.

Futbollist spanjoll nuk arriti të shfaqet rregullisht nën urdhrat e Zidane në Real Madrid dhe është një domosdoshmëri për disa klube evropiane.

Por siç raporton e përditshmja angleze “Daily Mirror”, javët e fundit Asensio e ka marrë seriozisht kalimin tek skuadra angleze Chelsea.

Kjo pasi edhe Roman Abramovich duket se është gati për të bërë një ofertë prej 135 milionë euro për spanjollin, i cili do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Blueve të Londrës.