Zbulohet personi që dyshohet se theri me thikë DJ Blunt

Gjatë ditës së djeshme, DJ Blunt u ther me thikë.

ShowBiz

09/06/2018 14:54

Për lajmi.net këtë sulm e kishte konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci, ku tregoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “B”, shkruan lajmi net.

Më pas për disa nga mediat shqiptare Blunt kishte thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një shokut të tij.

E së fundmi, Prive kupton se Blunt është përfshirë në një konflikt me një koleg të tijin, ku dyshohet të jetë Ardian Berisha apo siç njihet për publikun DJ Gamble.

Po ashtu, Prive ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të konfirmuar nëse është DJ Gamble, por nuk ka marrë përgjigje nga ta.

‘Shaolinat’, përmes rrjeteve sociale janë shprehur se nuk ka nevojë për panikë, gjithçka është në rregull. /Lajmi.net/