Zbulohet një gur i çuditshëm në Mars nga NASA (Foto)

Një gur mjaft i çuditshëm është zbuluar në planetin Mars nga Curiosity Rover i NASA-s dhe ka habitur të gjithë ata që punojnë aty.

Fun

20/06/2017 02:35

Ky formacion i gurëve është një strukturë mjaft interesante, e cila duket të jetë më shumë një formë artificiale sesa natyrale, transmeton lajmi.net.

Ajo që shihet në këtë foto është ndryshe nga krateret tjerë në Mars dhe në Hënë.

Duket sikurse gurët të jenë të rregulluar në këtë formë rrethore, potencialisht mund të ishte një lloj shkatërrimi që është pjesë e një strukture më të madhe të varrosur nën sipërfaqen e Marsit.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në Mars, për këtë arsye zbulimi është i çuditshëm”.

Ky duket sikurse një kamping marsian ose një vend rezervë për UFO-të” u shpreh një punëtor nga NASA. /Lajmi.net/