Zbulohet anija e mbytur, që mbart thesarin prej ari të nazistëve (Foto)

Një arkë që konsiderohet të jetë thesar i humbur nazist, me vlerë 111 mijë eurosh, është gjetur në thellësinë e një anije të fundosur gjermane.

Fun

26/07/2017 09:00

Ajo u gjet në anijen “SS Minden”, që  është fundosur në vitin 1939, jo shumë kohë pas shpërthimit të Luftës së Dytë botërore, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit e anijeve u janë drejtuar autoriteteve të Islandës për t’u dhënë leje për hulumtim më të thellë të mjetit lundrues. Natyrisht që “gjuetarët e thesareve” të cilët edhe e gjetën këtë pasuri, mendojnë se u takon Mbretërisë britanike.

Para dy vitesh, një grup tjetër janë akuzuar që kanë tentuar të hulumtojnë pa leje anijet e fundosura gjermane. Anija SS Minden, me 6 shtator të vitit 1939 është nisur nga Brazili, ku ndihmësit e bankave gjermane që kanë qenë atje, kanë ndihmuar që të ngarkohet e gjithë kjo pasuri. Gjatë lundrimit, këtë anije e kanë sulmuar anijet britanike, kështu që Adolf Hitler ka urdhëruar kapedanit të anijes që të tërhiqet ose ta fundos qëllimisht anijen.