Zbulohen planet për të hedhur bombë nukleare në Mars, për ta përgatitur planetin për njerëzit

Elon Musk sugjeron se ekzistojnë dy mënyra për ta bërë Marsin të banueshëm për njerëzit.

Auto & Tek

10/09/2015 15:51

Ai thotë se ekziston një mënyrë e ngadaltë dhe një mënyrë e shpejtë, për të ngrohur planetin.

Mënyra e ngadaltë është për ta mbushur planetin me serra të bimëve dhe kështu të shkaktohet një lloj ndryshimi klimatik në Mars për disa vite.

Mënyra e shpejtë është më shumë interesante, transmeton Lajmi.net. “Mënyra e shpejtë është për të hedhur bomba nukleare në polet e planetit,” tha Musk.

Kjo mund të bëhet, sipas tij, me teknologjinë e raketave SpaceX. CEO i Tesla-s dhe SpaceX pranon se Marsi është një vend i shkretë për të banuar për momentin, por thotë se planeti mund të bëhet si Toka.

E tëra çfarë i duhet atij planeti është ngrohja globale, ose, në qoftë se jeni duke nxituar, bomba bërthamore, thotë ai.

Musk u shfaq në emisionin e CBS – ‘Late Show with Stephen Colbert’, për të folur rreth veturave dhe hapësirës.

Marsi ka kohë që e ka mahnitur atë, aq shumë sa që ai tha për USA Today se do të dëshironte ta vizitonte planetin e kuq një ditë.