Zbulohen mesazhet e motrave seksi, trafikante në SHBA

Dosja hetimore e SHBA që çoi në gjyq motrat seksi shqiptare të përfshira në trafikun e drogës, pjesë e bandës së bashku me të dashurit e tyre zbardh detaje nga përfshirja në rrjet dhe roli i tyre si shpërndarëse dhe ndërlidhëse deri te përdoruesit.

Bota

28/05/2016 18:05

Motra shqiptare Jonida, 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka, 26 vjeçe janë arrestuar në dhjetor, por së fundi dolën para gjyqit, që i ngarkon me faj për drogë. Seanca e radhës për dy motrat është caktuar të mbahet në 28 korrik.

Agjenti special i FBI-së, David Gardner në gjyq dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland. Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata. Dosja e gjatë e prokurorisë ka të detajuara gjithë përgjimet dhe mesazhet e shkëmbyera dhe pikat ku bëhet dorëzimi i mallit.

Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhani, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar. Turhani, Konin dhe Denisa Aliçka u arrestuan në dhjetor pasi policia e Los Angeles kapi Koninin me një çantë me rreth 10 kg MDMA. Sipas akuzës, Jonida Aliçka ka qenë studente në Universitetin Shtetëror të Cleveland dhe ka punuar një ditë në javë për policinë Linndale që nga viti 2013.

Burime të hetimit kanë thënë se Jonida Aliçka sjell 15 dhe 20 kg marijuanë të cilësisë së lartë në Cleveland një herë në muaj. Ajo transporton marijuanën nga Michigani, të cilën e siguron nga Turhani. Pjesë e hetimeve është dhe ish-i dashuri i Jonida Aliçkës, Fabian Mihaj. Ai besohet se ndodhet në Toronto dhe dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Jeta luksoze

Në bazë të hetimeve dy motrat nga Shqipëria, të cilat ishin vendosur në SHBA në vitin 2000, bënin në jetë luksi, ku sipas përshkrimeve që janë bërë në dosjen e tyre ato ishin në gjendje madje që të rezervonin bileta të minutës së fundit për udhëtime të shtrenjta duke mos vënë në pikëpyetje çmimet e larta të tyre.  Prokurorët i kanë përshkruar të dyja motrat se bënin një jetë luksoze, plotë me kirurgji plastike, makina luksoze dhe udhëtime në Miami.

Dyshimet në këtë pjesë kanë lindur pasi ato nuk ishin deklaruar të punësuara, çka e ka bërë më të lehtë edhe gjetjen e provave dhe lidhjet e tyre me trafikantët e lëndëve narkotike. Gardner thotë se qiraja mujore që kishte Denisa Aliçka për apartamentin e saj në kompleksin Brighton Chase në Center Ridge Road ishte  1,235 dollarë në muaj. Ajo udhëtonte me një makinë Mercedes Benz të kohëve të fundit ish dhe kishte një klinikë me produkte kozmetike.

Në 17 dhe 18 Nëntor të vitit 2015, CS-2 dhe Denisa Alicka kanë shkëmbyer mesazhe përmes rrjetit Wckr ku kanë folur rreth detajeve të shkëmbimit të drogës, MDMA.

Përgjimet

CS-2: Hey kur do i marrim ato 9 dozat?

Denisa: Mendoj se nga e enjtja ose e premtja…(i shpjegon se dozën do t’ua japë Turhani, i dashuri i saj, në Michigan)

Denisa: Por ai (Turhani) nuk ndihet shumë i sigurt t’iu takoj ju sepse e keni ende dosjen e hapur. Shokët e tij e kanë frikësuar.

CS-2: Po atëherë si do ta marrim ne?

Denisa: Do shkoj unë nesër dhe mund ta marr

BISEDA NË DHJETOR

Cs-2: A ju ka mbetur më ‘Molly’? Na duhen edhe nja 9 doza

Denisa: Për kur? Ai (Turhani) me tha që mund të merrni një gjysmë kile për 16 (16.000 dollarë). Sepse nuk do të keni më për pak, se ai do t’i çojë zonjushat (drogën MDMA) në LA (Losa Angeles). Ato po lëvizin shumë ngadalë këtu ( droga nuk u shitej me shpejtësi në Detroid).