Zbardhen përgjimet e prostitutave në Tiranë

Pak ditë më parë policia e Shqipërisë shkatërroi një rrjet prostitucioni në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, që ushtronte aktivitetin e tij kryesisht në zonën e Tregut Elektrik.

Lajme

30/10/2017 12:51

Pas këtij operacioni bëhet e ditur se u arrestuan 7 persona.

Ndërsa sipas Lapsit, transporti i vajzave kryhen me anë të taksive, ndërsa disa vajza të tjera shërbenin si pika kontakti mes tyre dhe klientëve.

Ndërkohë, policia kishte rreth 7 muaj që e përgjonte këtë rrjet prostitucioni dhe personat e përfshirë në të.

Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient.

Pak para takimit mes tyre, vajzat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre, ku vajza e parë e cila ishte në lokal me dy meshkuj, i kërkon shoqes të marrë edhe prezervativë me vete. Ndërsa vajza tjetër ia kthen shoqes se, nuk kishte lekë me vete.

“Merr prezervativ. Nuk kam asnjë lek me vete…”.

Më pas sipas Lapsi, vajza i thotë se, e pret në një lokal në zonën e Freskut, ku është me një shok “yll bote”.

Përgjimi: 

Vajza1: …zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqt e mi po hajde mos u vono. Mer taksi se ta paguaj unë. Merr prezervativ…

Vajza2: Nuk kam asnjë lek me vete

Vajza1: Ok ska gje

Vajza2: A je aty ku ke qen ate dit

Vaja1: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.