Zayn Malik feston ditëlindjen, Gigi e uron në mënyrë të veçantë

Çifti Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndër më të komentuarit në shoubizin ndërkombëtar.

ShowBiz

12/01/2018 23:01

Që prej momentit kur është bërë e ditur lidhja e tyre, dyshja nuk është raportuar për ndonjë krizë në lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Ata kohë pas kohe sjellin imazhe së bashku, përmes të cilave tregojnë se sa çift i lumtur janë.

Zayn Malik sot feston ditëlindjen, e me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta, por më i veçanti ishte ai që mori nga e dashura, modelja Gigi Hadid.

Duke publikuar disa video dhe foto nga momente të veçanta të tyre, Gigi e uron me fjalët “E dua këtë njëri, më shumë sesa mund ta them me fjalë dhe jam e frymëzuar nga përpjekja e tij për ta bërë më të mirën çdo ditë ✨ Gëzuar për vitin tënd, i imi @zayn -ditëlindjen më të lumtur dhe vitin e 25-të të lindjes! Jam krenare që jam përkrah teje”. /Lajmi.net/