Zanfina e demanton lajmin për largimin nga muzika

Ka kohë që qarkullojnë lajme për këngëtaren Zanfina Ismaili dhe largimin e saj nga muzika.

ShowBiz

12/10/2017 12:09

Pauzat e gjata që ajo bën prej projektit në projekt ngjallin dyshime edhe më të mëdha se ajo nuk do të këndojë më, shkruan lajmi.net

Madje është thënë në disa media se këtë e ka konfimuar edhe vetë ajo por Zani nëpërmjet një Instastory e demanton një gjë të tillë.

‘’Asnjëherë në intervistë s’kam thënë se po tërhiqem nga muzika’’, ka shkruar Zanfina Ismaili në mbishkrimin e fotografise.

Kujtojmë se ajo karrierën muzikore e nisi qysh si fëmijë dhe ende vazhdon të jetë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku./Lajmi.net/