Yllza Hasani, solistja më e mirë në Festivalin e këngës për fëmijë “Lyra” (Foto/Video)

Yllza Hasani ka marrë çmimin solistja më e mirë në Festivalin e këngës për fëmijë “Lyra”, që është mbajtur më 1 qershor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Gjilan.

ShowBiz

04/06/2017 08:25

Yllza në këtë festival është paraqitur me këngën “Dua, dua”.

“Dua, dua”,  është kënga e parë e Yllzës. Yllza synon që të vazhdoj edhe më tej të merret me muzikë.

Festivali tregon një përkujdesje për gjeneratat më të reja të kësaj shoqërie dhe paraqet investim në të ardhmen e tyre, por edhe të tërë shoqërisë sonë, kurse festivali gjithashtu ka si synim të nxjerr në sipërfaqe talente dhe yje të ardhshëm të botës muzikore fëmijërore dhe e pasuron literaturën mjaft të varfër të muzikës për fëmijë.

Në videon e mëposhtme keni mundësi ta ndiqni interpretimin e shkëlqyer të Yllzës, kurse vogëlushes me zërin brilant i urojmë suksese të vazhdueshme.