Yllin që e do Real Madrid, refuzon ta nënshkruajë kontratën e re

Real Madrid ka marrë një lajm fantastik.

Sport

16/01/2019 08:59

Real Madrid është duke tentuar transferimin e Christian Eriksen me të përfunduar ky sezon.

Mesfushori danez ka refuzuar që ta nënshkruajë kontratën e re me Tottenhamin, duke iu bërë me dije se e dëshiron largimin, përcjell lajmi.net.

26-vjeçari është duke e kërkuar transferimin te Real Madrid, mirëpo Spurs tani duan 150 milionë euro nga shitja e tij.

Kontrata e Eriksen skadon në qershor të vitit 2020, andaj skuadra angleze e di se në verë do ta ketë shansin e fundit që ta marrë shumën e majme. /Lajmi.net/