Ylli i PSG-së i thotë ‘PO’ Barcelonës

Një transferim i madh nga PSG në drejtim të Barcelonës mund të finalizohet verën e ardhshme.

Sport

20/11/2018 09:52

Është mesfushori Adrien Rabiot që po mendon të bëjë hapin më të madh në karrierë, duke kaluar te Barcelona.

‘Mundo Deportivo’ raporton se 23 vjeçari tashmë i ka thënë ‘PO’ transferimit te Barcelona, përcjell ‘lajmi.net’.

Rabiot gjithmonë ka pranuar se ka një dëshirë të madhe për të kaluar në Spanjë te skuadra e Barcelonës, dhe duket se ky transferim tashmë është afër përmbushjes.

Në anën tjetër, PSG po bën gjithçka për të penguar largimin e Rabiot, i cili bën pjesë në lojtarët e paprekshëm të kampionët e Francës sipas presidentit Al Khelaifi./Lajmi.net/