Yagcilar takon Apostolovën, gjithçka gati për tri ligjet bazike të Administratës

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, u takua me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë Natalia Apostolova.

Lajme

25/05/2018 20:02

Gjatë këtij takimi, Ministri Yagcilar, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin në modernizimin e administratës publike nga ana e Komisionit Evropian, e cila është njëra nga proceset më të rëndësishme integruese që synon, forcimin e përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit.

Në këtë takim u bisedua, për Pakon Ligjore, ku bëjnë pjesë Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Pagat me të cilët synohet ndërtimi i bazës së administratës shtetërore.

Në këtë takim, Ministri Yagcilar vuri në pah përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rolin e Ministrisë së Administratës Publike në këtë drejtim. Ministri Yagcilar tha se jemi në fazën e finalizimit të këtyre tre ligjeve bazike, dhe shumë shpejt do të dërgojmë në qeveri për miratim dhe më pastaj në kuvend.

Ministri Yagcilar dhe znj.Apostolova u dakorduan për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e reformës së administratës Publike.