Xuxi kritikon paradën e LGBTI dhe presidentin Thaçi – Lajmi.net
Xuxi kritikon paradën e LGBTI dhe presidentin Thaçi
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 11:48, 12 October 2017
Kantauroti Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, i aderuar tashmë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar së fundmi në lidhje me LGBTI paradën të organizuar më 10 tetor në Prishtinë.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, Xuxi kritikon ashpër “Paradën e Krenarisë”, teksa ka vërejtje edhe për presidentin Thaçit.

“LGBT dje u mblodhen ne sheshin e shenjte te Skenderbeut. Per te promovuar vlera Europiane!? Ajo qe me pengoj me shume janë ata te cilët kan dal qe t’i përkrahin e qe nuk e din as çka do te thotë LGBT!!! Mo Zot ma keq ! Deri sa paria jone Presidernti H.TH ishte i rreshtuar bashke me ta!,Ne Beograd Erdogani ateron me 185 biznismene per te investuar miliarda euro! Kurse tek ne investojnë Xhamija dhe ju shitet KEDSi, Aeroporti etj dhe përtime nga to nuk ka asnjë nga qytetaret! Vec perpara Politikan muleni ne party te LGBTse!!!”, (sic.), ka shkruar Xuxi në Facebook.

Parada e Krenarisë, e mbajtur ditë më parë në kryeqytet, u mbështet nga shumë figura publike, teksa kishte edhe nga të tjerë që e injoruan atë.

Xuxi, ndryshe njihet edhe si një prej artistëve më të përkushtuar ndaj fesë myslimane.

Deklarata e tij në Facebook, është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit e tij./Telegrafi/

 

 

Fjalët kyçe: Xuxi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball