Xiaomi sjell ndërfaqen e re të Android në më shumë se 30 telefona

Në janar të këtij viti u raportua se Xiaomi do të shtynte MIUI 9.0 në 40 nga pajisjet e saj, duke filluar nga Mi Mix 2 e deri tek Redmi 2A.

Auto & Tek

22/03/2018 00:02

Tani, kompania kineze ka njoftuar se MIUI 9.5 do të vijë në mbi 30 pajisje të saj deri në fund të muajit të ardhshëm.

Të dy versionet – MIUI 9.0 dhe MIUI 9.5 janë të bazuara në Android 7.0 Nougat. MIUI është personalizuar kaq shumë andaj i merr më shumë kohë kompanisë Xiaomi për të rindërtuar tërësisht ndërfaqen e saj të Android, gjë që është arsyeja pse është një gjeneratë prapa kur vjen puna te versionet Android.

Në versionin e ri të ndërfaqës në Android, do të ketë shumë ndryshime dhe personalizime të reja, për ta bërë atë një softuer shumë të dëshiruar nga të gjithë fansat e Android.