Xiaomi Mi Note, celulari më i mirë që nuk mund ta keni

Nuk mund ta keni për shkak që ky celularë nuk është në shitje në SHBA apo Evropë.

Auto & Tek

26/02/2015 17:43

Biznesi i celularëve të mençur është bërë biznesi më i pëlqyer në botë, ai i bën kompanitë të mbesin gjallë. Edhe gjigandët më të mëdhenj të industrisë dikur tani kanë rënë: Sony është gati që ta lë biznesin e celularëve, Nokia tashmë është krejtësisht jashtë lojës edhe pse dikur ka qenë prodhuesi më i mirë i celularëve.

Xiaomi Mi Note

Madje, edhe kompanitë si HTC janë duke luftuar me konkurrentët. Por, janë vetëm pak kompani të cilat po kanë sukses. Samsung dhe Apple janë liderë në këtë biznes – nganjëherë me sukses tepër të madh.

Diku në këtë biznes është futur edhe Xiaomi, një kompani kineze e formuar në vitin 2010 që është bërë pothuajse e pamundur të injorohet, transmeton Lajmi.net.

xiaomi-mi-note-.0

Themelimi i kësaj kompanie është inspiruar nga Apple, bile edhe duke e kopjuar atë: marketingun e saj, strategjinë e produkteve, dizajnin dhe estetikën. Dhe kështu, Xiaomi po bën me të vërtetë pajisje interesante.

YouTube player

Kompania tani vlen 40 miliardë dollarë, që tregon se kompania po ka sukses. Xiaomi sapo ka bërë zyrtare modelin e vitit 2015 – Mi Note – një celularë që nuk është në shitje në SHBA apo Evropë.

Celulari përshkruan një ngjashmëri mes iPhone 5 dhe Galaxy Note 4, me pak origjinalitet të Xiaomi të përfshirë në të, transmeton Lajmi.net.

xiaomi-mi-note-1821.0

Celulari ka një ekran 5.7 inç LCD me një rezolucion prej 1080 piksel. Celulari është thjeshtë mahnitës, por keq që nuk do të jetë në shitje në SHBA apo Evropë, të paktën për momentin.

Mi Note ka një procesor Snapdragon 801 2.5GHz dhe 3GB RAM, që del të jetë i shpejtë në punim. Versioni prej 16GB i këtij celulari kushton diku rreth $400.