Xhirimet e ‘Game of Thrones’ do të zhvillohen edhe në Maqedoni

Kanë filluar punët për sezonin e gjashtë të ‘Game of Thrones’ dhe tani lokacionet e reja janë gjetur afër nesh.

ShowBiz

03/07/2015 13:44

Deri tani drama e suksesshme televizive ka xhiruar në  disa lokacione në Kroaci, Maroko, Irlandën Veriore dhe Islandë por tani stafi po vjen më afër nesh, konkretisht në Maqedoni, transmeton Lajmi.net.

Planet janë që xhirimet të zhvillohen në Prilep dhe Ohër, pranë liqenit të Ohrit dhe në Krivolak, rajon ky i cili ka bazën militare më të madhe dhe është shfrytëzuar nga NATO për trajnime.

Sipas medieve maqedonase, producentët tanimë kanë vizituar këto vende. Sezoni i ri i ‘Game of Thrones’ do të transmetohet në vitin 2016. (Lajmi.net)