Xhesika bëhet kaçurrele, ja sa tërheqëse duket (Foto)

Aktorja e serialit ‘O sa mirë’, Arta Nitaj të cilën e njohim si Xhesika, këto ditë po na sjell imazhe të nxehta nga plazhi i Turqisë.

ShowBiz

28/05/2017 12:27

Ajo bashkë me kolegët e serialit janë duke qëndruar atje, madje Artën e kemi parë edhe duke realizuar një fotosesion buzë detit, shkruan lajmi.net.

Në imazhet e fundit të publikuara nga ajo, aktorja shfaqet më ndryshe se herave të tjera, flokët kaçurrela e kanë ndryshuar krejtësisht atë, por duket shumë joshëse në bikini.

Emri i Artës u bë shumë i përfolur kur deklaroi se është në lidhje me djalin e presidentit Thaçi, Endritin, me të cilin thuhet se romanca ka përfunduar. /Lajmi.net/