Xhensila “rikthen” duetin e famshëm të Rovena Dilos dhe Pirro Çakos “Unë dhe ti”

Mbrëmë në Tiranë është promovuar libri me poezi i shkrimtarit dhe aktorit Timo Fllokos.

ShowBiz

10/05/2018 17:22

Në eventin e organizuar nga ai, të pranishëm kanë qenë shumë fytyra publike, ndër to edhe këngëtarë të njohur, shkruan lajmi.net

Ndonëse shtatzënë, ftesën në këtë event nuk e refuzoi Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja në Instagram ka hedhur dy video ku shihet se bashkë me Pirro Çakon kanë kënduar duetin e famshëm shqiptarë “Unë dhe Ti” që Pirro dikur e kishte me Rovena Dilon.

Në videot më poshtë mund ta dëgjoni këtë interpretim të mrekullueshëm nga ta./Lajmi.net/