Xhensila ndau imazhe të ëmbla para lindjes, kështu reagon Besi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë çift shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

20/05/2018 14:56

Muaj më parë, ata konfirmuan lajmin se po presin të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Xhensila ka publikuar disa imazhe të ëmbla para lindjes dhe po ashtu bashkë me fotosesionin edhe një video.

Në një prej fotove, nuk mungoi komenti i bashkëshortit të këngëtares, i cili si çdo herë nuk i kursen shakatë.

Ai shkroi disa zemra dhe një domate në komentin që i la Xhensilës, e kjo e fundit ia ktheu komentin në të njëjtën mënyrë, me përplot domate. /Lajmi.net/