Xharra: Veseli e Haradinaj do të merren vesh që të kalojë Demarkacioni

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, deri vonë kryeredaktore e gazetës “Zëri”, është shprehur e bindur se legjislatura e ardhshme do ta ratifikojë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikimin e kufirit ndërmjet dy vendeve.

Lajme

29/05/2017 20:45

“Demarkacioni do të kalojë”, ka thënë Xharra, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në televizionin Rrokum.

“Janë dhënë mjaftueshëm fakte që Kosova nuk humb territor”, është shprehur Xharra.

Ajo ka paralajmëruar se kreu i PDK’së, Kadri Veseli, dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të gjejnë gjuhë të përbashkët për demarkacionin.

“Do të arrihet një marrëveshje mes Veselit e Haradinajt që të kalojë demarkacioni”, ka thënë ajo.

Xharra ka fajësuar Isa Mustafën, kryeministrin në largim të vendit, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mosratifikimin e demarkacionit deri më tani.

Mustafa “nuk ka pasur guxim të çojë përpara procese të mëdha”, ka vlerësuar Xharra.

Sipas saj, i pari i LDK’së “nuk ka fuqi politike”