Xharra: Vendi mund të ndryshojë me pjesëmarrjen e gruas në politikë

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka thënë se pjesëmarrja e gruas dhe angazhimi i saj në politikë sjell ndryshime pozitive në vend.

Lajme

23/05/2017 19:02

Këto deklarime Xharra i dha në prezantimin e radhës të PDK-së në forumin e grave, njofton Klan Kosova.

Sipas saj subjekti partiak në të cilin ajo ka aderuar, i dha asaj mundësinë të sjell ndryshimin duke fuqizuar gruan.

”Ju njoh sfidat në të gjithë këtë kohë sepse dhe unë jam një grua dhe një nanë”.

”E di që jeni lodhur nga politikat se do të ketë barazi gjinore e fuqizim të gruas”.

”Në momentin që unë vendosa të marr diçka në dorë si grua, unë u linçova e pat vet në cka kalova. Linçim brutal e deri në rrahje fizike”.

”Ky vend nuk mund të ndryshojë pa pjesëmarrjen e gruas në angazhime. Vetëm 11% të grave kanë pjesëmarrje në trashëgimi. Do të kemi një platformë ku më pas do të jemi të fuqizuara”.