Xhafaj: Fillimi i vettingut është çështje ditësh

Fillimi i procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë është çështje ditësh.

Lajme

18/09/2017 23:20

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi në Tonight Ilva Tare se muajin e ardhshëm do të shihen rezultatet e para të vettingut.

Deklaratat:

Tare: Çfarë po ndodh  me reformën në drëjtësi?

Xhafaj: Ka një perceptim se po ecën ngadalë, kjo për shkak të zgjedhjeve, pushimeve, por besoj se do ecet shumë shpejt. Pasnesër është mbledhja që do vendosë për kandidatët që vijnë nga bota akademike për KLGJ dhe KLP mbetet shoqëria cilvile dhe pastaj kuvendi është gati. Ka disa momente që janë kritike që do të duhen hapa konkrete që do të mund ta mundësojnë. Vettingu është çështje ditësh për të filluar. Muajin tjetër besoj do të jenë rezultatet e para.

Tare: A keni bërë ndonje gabim?

Xhafaj: Nëse do të kisha në dorë nuk do bëja marrëveshjen e 22 korrikut. Por nëse ka disa gjëra që do ta rishikoja cështja e afateve dhe një mekanizëm do ta ndryshoja.