lajmi.net

Xavi mbetet në Barcelonë

Xavi Hernandez i ka befasuar të gjithë, duke vendosur të qëndrojë në Barcelonë, së paku edhe një vit. Mesfushori spanjoll nuk pa opsion më të mirë sesa atë të klubit ë zemrës.

Sport

22/07/2014 15:23

Xavi Hernández do të vazhdojë të luajë në Barcelonë së paku deri më 30 qershor të vitit 2015.

Mesfushori spanjoll ishte afër të nënshkruante me Al Arabi nga Katari, ndërsa në ditët e fundit ishte në kontakte edhe me New York City nga kampionati amerikan MLS, por ai vendosi t’i mbetet besnik gjigantit katalunas edhe një sezon.

Xavi ka biseduar me trajnerin Luis Enrique dhe e ka pranuar rolin e ri. Ai nuk do të jetë titullar i padiskutueshëm, por e pranon se Barcelona e bindi më së shumti, para se të shkojë në një ligë tjetër.

Regjisori i lojës së Barcelonës do t’i bashkohet ekipit në përgatitje më 24 korrik. Ai ishte pjesë e këtij klubi nga sezoni 1998-99, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2016.

Xavi mbetet në Barcelonë

Pas spekulimeve fillestare rreth të ardhmes së tij në Barcelonë, mesfushori Xavi Hernandez ka konfirmuar qëndrimin e tij në Camp Nou, së paku edhe për sezonin e ardhshëm.

Sport

24/05/2014 15:19

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka përfunduar në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Xavi është futbollist idhull i tifozëve dhe shërbëtor i jashtëzakonshëm i gjigantit katalan, por çuditërisht së fundmi është raportuar se ai mund të largohet nga klubi pasi nuk konsiderohet nga trajneri i ri Luis Enrique si element i rëndësishëm i ekipit.

Mirëpo, pas ‘stuhisë’ vjen një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Barcelonës.

Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, Xavi do të mbetet ën Camp Nou, së paku edhe për sezonin e ardhshëm.

Vazhdimi i qëndrimit të tij në klub duket se është konfirmuar pas një takimi mes tij dhe Luis Enriques. Xavi zgjoi interesim nga shumë klube të mëdha, përfshirë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku Al Jazera thuhej se është duke përgatitur një mega-ofertë për të.

Mirëpo, Xavi dhe Barcelona do të vazhdojnë bashkëpunimin. 

LM