Windows XP do të përfundojë me 8 prill

Përdoruesit e Windows XP të cilët ende vazhdojnë të marrin “update”, do të njoftohen në ekranet e tyre, duke i kujtuar atyre se përditësimet do të marrin fund me 8 prill. Ata mund të ndalin këtë njoftim me anë të një kutie kontrolli, apo “check box”. Nëse ata nuk e bëjnë, ata do të përkujtohen…

Auto & Tek

03/03/2014 20:17

Përdoruesit e Windows XP të cilët ende vazhdojnë të marrin “update”, do të njoftohen në ekranet e tyre, duke i kujtuar atyre se përditësimet do të marrin fund me 8 prill.

Ata mund të ndalin këtë njoftim me anë të një kutie kontrolli, apo “check box”. Nëse ata nuk e bëjnë, ata do të përkujtohen për çdo muaj deri sa të ndalen tërësisht njoftimet.

Gjithashtu këtë javë, Microsoft është duke vënë në dispozicion një mjet të lire të transferimit , PCmover Express, i cili kopjon të dhënat e përdoruesve nga një PC tek një tjetër që punon me Windows 7 apo 8.

Ky mjet i zhvilluar nga Laplink, do të lejoj përdoruesit të bartin ato shënime që ata duan. PCmover Express do të jetë në dispozicion për shkarkim në gjuhën angleze, duke filluar më pas këtë javë edhe në frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe japonisht, kurse prej marsit do të jetë edhe në gjuhën ruse, kineze dhe portugeze.

Windows XP për herë të parë hyri në shfrytëzim para 13 viteve, dhe sot e kësaj dite përdoret nga shumë njerëz. Llogaritet se 29 % e përdoruesve të kompjuterëve ende janë me Windows XP