Wilder “thumbon” Joshuan

Deontay Wilder ka dhënë një koment “thumbues” për britanikun Anthony Joshua.

Sport

28/08/2018 18:52

Muaj më parë tema kryesore për tifozët e boksit ishte Wilder-Joshua, por, pas rikthimit të Tyson Fury, tashmë po pritet dueli mes Wilder-Fury.

Pasi komentoi rreth ndeshjes me Furyn, kampioni i WBC foli pakëz edhe për Joshuan.

“Unë gjithmonë kam dashur të luftojë me më të mirët. Unë jam luftëtar dhe Tyson është luftëtar. Nuk e di se çfarë Joshua është” ka thënë amerikani.

“Ai dëshiron vetëm para. Edhe unë i dua paratë, por ndërmarrë rreziqe për të arritur tek to” ka vazhduar “bomberi i bronztë”.

Pas ndeshjes me Furyn, duket se përballja Wilder-Joshua do të jetë e pa shmangshme. /Lajmi.net/