Wilder ka biseduar me Joshuan para duelit me Furyn

Kampioni i WBC, Deontay Wilder , më 1 dhjetor, në Los Angeles do ta mbrojë titullin e tij të kampionit në mega duelin kundër Tyson Fury.

Sport

26/11/2018 17:35

Në rast të fitores, me shumë gjasa luftën e ardhshme amerikani do ta ketë kundër britanikut tjetër, Anthony Joshua.

Por, “bomberi i bronztë” ka befasuar kur ka thënë se e ka kontaktuar AJ para ndeshjes ndaj Fury.

“I kam thënë se do të pendohet që nuk pranoi 50 milionë dollarët” ka thënë Wilder, shkruan “Givemesport”, transmeton lajmi.net.

“Ai ka thënë se ka një skuadër e cila kryen bizneset në rrugën e saj. Unë thash çfarë kisha për të thënë, ai tha çfarë kishte për të thënë dhe ai do të bindet” ka përfunduar Wilder.

Amerikani konsiderohet si favorit në përballjen ndaj Tyson Fury, duke pasur parasysh se ky i fundit ka qenë larg ringut për një kohë të gjatë.

Megjithatë, britaniku është kthyer në formën e tij dhe e dimë se ai është shumë i lëvizshëm, gjë që mund t’i shkaktojë probleme “bomberit të bronztë”. /Lajmi.net/