WhatsApp ka 1 miliardë përdorues ditorë

WhatsApp vazhdon të rritet. Është çati më i përdorur në botë, dhe ka bërë të ditur se ka arritur një miliardë përdorues ditorë aktivë.

Auto & Tek

27/07/2017 21:55

Në shkurt të 2016 kompania, në pronësi të Facebook, bëri të ditur se kishte arritur numrin e 1 miliardë përdoruesve mujor.

Çdo ditë përdoruesit këmbejnë 55 miliardë mesazhe. Fotot e shpërndara përditë janë 4.5 miliardë, dhe 1 miliardë video. Aplikacioni për momentin suportton 60 gjuhë. /Lajmi.net/