“Western Balkans 6”, sot në Prishtinë

Në konferencën ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila mbahet sot në Prishtinë, do të marrë pjesë edhe Komisioneri i BE-së për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim dhe Zgjerim, Hohanes Han.

Lajme

25/03/2015 08:55

Sot Prishtina është nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor “Western Balkans 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.

Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Në mesin e pjesëmarrësve në konferencë do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han.

Për këtë konferencë interesimi është shumë i madh duke pasur parasysh edhe paralajmërimin për përcjellje nga shumë media të Ballkanit dhe Evropës.