“West Side Family” rikthehet me projekt të ri

Të gjithë e mbajmë mend këngën "Tirona" të kënduar nga treshja Dr. Flori, Landi dhe Miri.

ShowBiz

29/10/2017 15:46

Pas vdekjes së Dr. Florit, Miri dhe Landi nuk sollën asnjë projekt të ri si grup, por kësaj radhe ata kanë vendosur të rikthehen, shkruan lajmi.net.

Dyshja ishin të ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn ku bënë të ditur që “West Side Family” po rikthehet me projekt të ri për të cilin kanë punuar tash e 6 muaj.

Edhe pse në mungesë të Dr. Florit, të gjithë e presin me padurim të dëgjojnë këngën që do ta rikthejë këtë grup pas një kohe të gjatë në skenë.

Për Landin kanë shkruar shumë mediet rozë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të tij, kjo për arsye se ai u kujdes shumë për vajzën e Dr. Florit. /Lajmi.net/