Wanda Nara zbulon ofertat e rivalëve për Icardin

Mauro Icardi kërkohej nga disa klube rivale nga Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

04/09/2018 07:19

Mauro Icardi kishte zgjuar interesim nga disa rival nga Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Gruaja e tij, Wanda Nara e cila ka edhe rolin e menaxheres ka bërë të ditur se kapiteni i Interit ishte futbollist i kërkuar para fillimit të sezonit të ri.

“Napoli kishte paraqitur ofertë për Icardin”, deklaroi ajo, përcjell “lajmi.net”.

“Po ashtu, kishte menduar edhe Juventus por në fund e zgjodhën Ronaldon”, theksoi Wanda.

Icardi në fund ka qëndruar në Inter ku së shpejti pritet të nënshkruajë kontratë të re në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/