Shpërthimi i vullkanit zë në befasi banorët, ikin mijëra nga qyteti (Video)

Vullkani Calbuco në jug të Kilit ka shpërthyer dy herë brenda 24 orëve të fundit, duke i zënë në befasi autoritetet dhe banorët që ndodhen në afërsi të tij.

Bota

23/04/2015 13:02

Pamjet nga periferia e qytetit Ensenada tregojnë hirin dhe llavën copa të së cilës fluturojnë në disa kilometra largësi.

YouTube player

Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq dhe evakuuar më shumë se 4000 njerëz nga qyteti Ensenada dhe fshatrat përreth, që ndodheshin brenda rrezes së rrezikshme prej 20 kilometrash nga pika e vullkanit.

Alejandro Verges, drejtor i Shërbimit emergjent për rajonin, ka thënë se Calbuco, edhe pse është një prej vullkaneve më aktive në Kili, nuk kishte qenë nën vëzhgim të veçantë, pasi nuk pritej shpërthimi edhe për disa muaj të tjerë.

bff2a202-e960-11e4-_893481b

Por banorët e qytetit më të afërt, Ensenada, dhe të fshatrave përreth, thonë se nuk janë ndjerë kurë më të frikësuar se sa kësaj radhe nga erupsioni nga Calbuco.

Në qytet janë krijuar rradhë të gjata në trafik, përpara pikave të karburanteve, janë mbyllur shkollat dhe anuluar fluturimet ajrore, ndërkohë që edhe në qytetin tjetër të afërt, Puerto Montt, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Pamjet televizive treguan bllokimit të trafikut në qytet dhe rradhë të gjata në stacionet e karburantit. Qytetin e afërt të Puerto Varas ishte gjithashtu nën një gjendje gatishmërie.

Edhe shteti fqinj, Argjentina ka vënë masa emergjente në qytetin Bariloche, i cili ndodhet rreth 100 kilometra larg nga Calbuco, por që pret të arrijnë retë e hirit vullkanik. Banorët atje janë paralajmëruar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Kili ka zinxhirin e dytë më të madh të vullkaneve në botë, pas Indonezisë, me gati 500 që janë potencialisht aktivë. /lajmi.net/