Vuçiq: Nuk do të ketë prani të ushtrisë së Kosovës në veri – Lajmi.net
Vuçiq: Nuk do të ketë prani të ushtrisë së Kosovës në veri
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 21:07, 8 November 2018
Para pak minutash ka përfunduar takimi trilateral midis presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Ndërkohë që të dy presidentët janë deklaruar pas takimit, ai serb është deklaruar edhe për taksat e vendosura nga qeveria e Kosovës dhe për ushtrinë, transmeton lajmi.net

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe stacionimin e saj në veri, duke thënë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

“Unë thash se isha shumë i shqetësuar për këtë dhe thashë se nuk do të ndodhë, kjo është e gjitha që unë duhet tu them të gjithëve.” është shprehur Vuçiq.

Ndërkohë që Mogherini në një komunikatë për media pas takimit ka lutur palët për përkushtim në përshpejtimin e angazhimit në dialog që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve./Lajmi.net/ 

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO