Vritet nga nëna e tij 8 vjeçari – aryeja do të ju shokojë

Një nënë është dënuar me 30 vite burgim pasi ka vrarë djalin e saj 8 vjeçar.

Bota

19/10/2016 19:14

Veronica Panarello ka mbytur djalin e saj me kabllo elektrike dhe e ka braktisur trupin e tij në një mal të largët në Santa Croce të Italisë.

Ajo i ka thënë policisë se i biri i saj është zhdukur, pasi e kishte dërguar në mëngjes në shkollë dhe kur kishte shkuar për ta marrë pasdite, nuk e kishte gjetur.

Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë e dëshmojnë të kundërten dhe pas një hetimi të policisë është deklaruar fajtore nga ana e tyre edhe pse nuk e ka pranuar krimin asnjë moment, transmeton lajmi.net

Arsyeja e vrasjes ishte se djali i saj 8 vjeçar e kishte marrë vesh aferën seksuale midis saj dhe gjyshit të tij, ndërsa ajo për këtë krim së pari e kishte fajësuar burrin e saj.