Vritet kanibali britanik, po hante fytyrën e një vajze

Policia e qytetit Argoed, në Britaninë e Madhe, vrau një burrë teksa ky i fundit po hante fytyrën e një vajze 22 vjeçare, Cerys Yemm. Efektivët e policisë qëlluan drejt agresorit, i identifikuar si Matthew Williams, 34 vjeç, duke e vrarë. 

Bota

09/11/2014 10:12

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hostel për të pastrehët në Argoed, 34 kilometër në veri të kryeqytetit të Uellsit, Cardiff.

Policia ndërhyri pas sinjalizimit nga ana e personelit të sigurisë së hostelit për shkak të zhurmave të dyshimta që vinin nga dhoma. Burri i moshës 34 vjeçare kishte dalë nga burgu pak javë më parë, raporton Wales online.

Kur hyri policia, 34 vjeçari po hante kokrrën e syrit të vajzës si dhe një pjesë të fytyrës së vajzës së pafaty, Ceryl Yemm, duke bërë që e reja të deklarohet e vdekur për shkak të plagëve të marra. Nga hetimet e para të policisë, rezultoi se i dyshuari si kanibal dhe viktima kishin një lidhje mes tyre.