Vriten 50 pjesëtarë të IS në Kobane

Të paktën 50 xhihadistë të grupit Shteti Islamik (IS) janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në sulme vetëvrasëse me bomba dhe sulme ajrore në qytetin Kobane, në afërsi të kufirit sirian-turk. 

Bota

30/11/2014 14:09

Ky është numri më i madh i viktimave në mesin e xhihadistëve që nga nisja e ofensivës mbi qytetin Kobane.

Si transmeton agjencia e lajmeve AP, xhihadistët ishin shënjestër e sulmeve edhe në qytetin Raqqa (Raka), ku janë kryer 30 sulme ajrore nga koalicioni i udhëhequr prej SHBA-ve, por nga atje akoma nuk ka raporte për numrin e viktimave.