Vriten 5 fëmijë nga një sulm me mortajë në Afganistan

Pesë fëmijë janë vrarë nga sulmi me një mortajë. Fëmijët ishin duke luajtur në një fushë, në provincën lindore Laghman, kur ka shpërthyer mortaja, ka thënë një zyrtar.

Bota

14/05/2017 17:31

Dy fëmijë të tjerë po ashtu janë lënduar nga shpërthimi.

Fëmijët ishin ndërmjet moshës 7 dhe 12 vjeç.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por zëdhënësi i guvernatorit provincial, Sarhadi Zwak ka fajësuar kryengritësit talibanë.